Basha: Shqipëria si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha po mundohet të mbajë gjallë frymën e protestës mes mbështetësve të tij, e këtë e tregon edhe me reagimin e fundit në rrjetet sociale, ku përsërit prej së shtunës mbrëma të njëjtin mesazh që dha edhe gjatë protestës së fundit të dhunshme kombëtare.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj, që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!”, shkruan Basha në Facebook.

Ai gishtin e përgjegjësisë e drejton te kryeministri Edi Rama.

“Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane”, thekson kryetari i opozitës Basha.

Sipas tij, populli tani i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet. Basha e mbyll reagimin e tij me togfjalëshin Shqipëria, si Europa të shkruar në një “hashtag”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme