Bashkim Ramosaj ka emëruar drejtoreshë për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka emëruar Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj.

Tutje, ai tha se Dafina do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjen e drejtorisë së financave për realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën e Deçanit.

Postimi i plote:

Sot, poashtu, emërova Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj!Dafina ka përfunduar studimet Master në Shkencat Adminsitrim Biznesi, ka qenë shefe e kabinetit gjatë mandatit tim të parë, ku ka treguar zotësi, profesionalizëm, transparencë e sukses të madh në menaxhim. Ajo me mbështetjen time do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjen e drejtorisë së financave për realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën tonë.Na priftë e mbara!BR

Të ngjashme