Ekonomia Online
FUNDIT

Katër të arrestuar në Prizren, përfshirë një kolonel i Policisë për shmangie nga tatimi

Katër të arrestuar në Prizren, përfshirë një kolonel i Policisë për shmangie nga tatimi

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim […]

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e IPK-së në Facebook.Në mesin e personave të arrestuar është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante, vijon njoftimi.

Të ngjashme