Biden: Do të isha ‘shumë me fat’ të kandidoj sërish kundër Trumpit

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Joe Biden, tha të enjten se do ishte shumë ‘me fat’ nëse do të përballej me ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë shtypi në Bruksel, Biden theu normën e kahershme që presidentët nuk flasin për politikën e brendshme ndërsa janë jashtë vendit.

“Në zgjedhjet e ardhshme, do të isha shumë me fat nëse do të kisha të njëjtin njeri që të konkurrente kundër meje”, tha Biden, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme