Bie shi në Antalia pas disa ditësh luftë me zjarret

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Në provincën turke të Antalisë, e cila është prekur nga zjarret prej disa ditësh, këtë mëngjes, ka rënë shi.

Në disa pjesë të qytetit ka rënë shi që në orët e mëngjesit.

Shiu ka gëzuar shumë qytetarë në zonat e prekura nga zjarret.

Njëri prej tyre thotë se ishin jashtëzakonisht të trishtuar për zjarrin, por që u gëzuan kur panë shiun.

Reshje Shiu priten pasdite në rrethet Manavgat dhe Gundogmus, dhe në mbrëmje në Alanya.

Duke filluar nga nesër, temperaturat mbi 38 gradë Celsius priten përsëri.

Të ngjashme