Bogdanoviq: S’i takon presidentit të thotë nëse Radoiçiq e ka vrarë ose jo Ivanoviqin

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje për shkak të tensioneve në veri të Kosovës pas arrestimit të serbëve për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe vendosjes së taksës 100 për qind në produktet me origjinë nga Serbia, që importohen në Kosovë, duke ndërprerë çdo komunikim me pushtetin në Prishtinë.

Goran Bogdanoviq, ish-ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se kryetarët e komunave nuk është dashur të dorëhiqen, se ata i ka zgjedhur populli dhe ata atij i përgjigjen, ndërsa ka pritur se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës do të kërkojnë shkarkim urgjent të tyre, transmeton Koha.net. shkrimin e N1.

“Dorëheqja e kryetarëve nuk e zgjidh problemin, por ndërprerja e marrëdhënieve me Prishtinën mund të jetë një lloj presioni”, është shprehur ai.

“Mendoj se kryetarët nuk është dashur të japin dorëheqje. Prishtina pikërisht në këtë mënyrë do të ushtrojë presion dhe edhe më shumë të na satanizojë neve në veri të Kosovës. Tash i kemi dhënë alibi të thonë se ekzistojnë struktura paralele që rrezikojnë pavarësinë. Por përgjegjësia bie mbi kryetarët, jam i sigurt se ata nuk kanë vendosur krye në vete dhe se kanë qenë në lidhje me Beogradin, por kur merr këso vendimesh duhet mirë të mendohen të gjitha”, ka thënë Bogdanoviq, transmeton Koha.net.

Sipas Bogdanoviqit, më së pari dorëheqje nga Qeveria e Kosovës është dashur të japin ministrat, ndërsa ka pritur ndërprerjen e raporteve me Prishtinën.

“Sepse serbët në Kosovë pyesin çfarë lypim në tërësi ne në institucionet e Kosovës… nuk mund të marrësh pjesë në punën e qeverisë, të jesh ministër aty e po ajo qeveri të vendosë masa kundër popullit, shtetit, dhe prapë të vazhdosh të jesh aty. Kam pritur që më së pari t’i shkruajnë Haradinajt dhe t’i kërkojnë shkarkimin nga pozita e ministrave… Të shohim ndoshta kjo do të ndodhë” ka thënë ai.

“Duhet të mendojmë edhe për popullin në jug të lumit Ibër”, ka saktësuar ai.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Policia e Serbisë ka vërtetuar që Millan Radoiçiq nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviqin e as ka ma rrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij, Bogdanoviq tha se kjo “dëshmon se Serbia nuk është shtet juridik”. Ai ka shtuar se të gjithë presin kapjen e vrasësit të Ivanoviqit, por arrestimet në Mitrovicë flasin për gjithë arrogancën dhe brutalitetin e Prishtinës dhe se Prishtina nuk lodhet për të gjetur vrasësit.

“Nuk mundet presidenti ose cilido në Serbi,as të fajësojë e as ta falë këdo. Nuk është punë për presidentin të dalë me këso gjerash, nëse ka qenë në prokurori, polici, ata duhet ta thonë dhe presidenti… ndonjëherë nuk mund të kuptojë të jetoj në shtetin ku çdo gjë është e lejueshme”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Bogdanoviq ka thënë se Europa nuk bën të heshtë ndaj deklaratave që vijnë nga Kosova dhe ndaj veprimeve të Prishtinës, e të mos reagojë, si dhe se e habit bashkëqisa ndërkombëtare, ose që një pjesë e saj e cila ka ndikimin më të madh nuk ka reaguar në mënyrë adekuate.

Me deklaratën se Radoiçiq e ka mbrojtur Mitrovicën, presidenti (e ka fjalën për Vuçiqin –v.j) na ka fyer të gjithë neve që kemi marrë pjesë në mbrojtjen e Kosovës në veri ose në luftën e popullit në veri të Kosovës, përcjell Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme