Boris Johnson, kryeministër i ri i Britanisë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Boris Johnson është kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Boris Johnson është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Ai e mposhti kundërkandidatin, Jermey Hunt.

Johnson fitoi 92.153 vota, kurse Hunt 46.765 vota të anëtareve të partisë në pushtet.

Ai do të betohet nesër gjatë ditës para Mbretëreshës Elizabeta II. 

Të ngjashme