Brazili shënon 346 viktima të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Brazili i ka konfirmuar 346 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 4,016 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë shtet.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu njoftuar se brenda kësaj periudhe u regjistruan 5,514 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 58,509 persona.

Brazili, me popullsi prej 210 milionë banorëve, është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Amerikën Jugore, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Në kohën e pandemisë, vendi i madh është përballur edhe me tensione politike. Presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, i ka kundërshtuar masat e izolimit që janë vendosur nga autoritetet.

Ai para disa ditëve mori vendim për ta shkarkuar ministrin e shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta, për shkak të mospajtimeve për strategjinë kundër koronavirusit.

Të ngjashme