Brenda 24 orësh 86 aksidente trafiku në Kosovë

Prishtinë | 24 Pri 2025 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 86 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar 2241 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar një aksident me fatalitet, 25 aksidente me lëndime dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 26 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme