Brenda një dite, policia gjobit afro 1 mijë shoferë

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 34 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së diel nuk ka kursyer gjobat për ata shofer të cilët kanë shkel rregullat e trafikut.

Policia ka shqiptuar gjithsejtë 941 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 7 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.


Të ngjashme