Britania dhe Franca regjistrojnë numër rekord të infektimeve me COVID-19

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe dhe Franca kanë regjistruar numër rekord të rasteve të infektimit me COVID-19 për një ditë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 16 mijë raste të reja në Francë, shkruan Euronews.

Ndërsa në Britani të madhe janë regjistruar 6.632 raste të reja gjatë ditës së enjte, një rekord i ri ky për vendin.

Kujtojmë se deri më tani, janë regjistruar mbi 3 milionë raste me COVID-19 në Evropë.

Ndërsa globalisht, pandemia ka marrë jetën e 972,221 personave.

Të ngjashme