Britania premton ta eliminojë duhanpirjen deri në vitin 2030

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria britanike po premton se do t’i jap fund zakonit të pirjes së duhanit në Angli deri në vitin 2030, si pjesë e një sërë masash për të trajtuar shkaqet sëmundjeve të parandalueshme.

Promovimi i aktivitetit fizik, zhvillimi i udhëzimeve për gjumë dhe trajtimi ndaj atyre që rrezikojnë diabetin janë gjithashtu të përcaktuara si prioritete në dokumentin e gjelbër.

Ky dokument për politika publike synon të zvogëlojë numrin e viteve të kaluara me shëndet të dobët.

Aktualisht burrat dhe gratë shpenzojnë më shumë se një të pestën e jetës së tyre të sëmurë – 19 vjet për gratë dhe 16 për meshkujt.

Ata në zonat e privuara përjetojnë periudhat më të gjata të shëndetit të dobët

Të ngjashme