Britania shënon rritje të rasteve me Coronavirus, 151 vdekje gjatë së dielës

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka regjistruar 19 mijë e 790 raste të reja të infektimit me koronavirus. Kjo shifër po cilësohet si rekord i ri ndërsa janë evidentuar edhe 151 vdekje të reja, raporton Reuters

Numri i vdekjeve raportohet të jetë regjistruar gjatë së dielës, ndërsa mediat e huaja raportojnë se Britania është duke u përballur me shtim masiv të rasteve me koronavirus.

Ndërkohë, edhe Italia është ndër shtetet që po ballafaqohet me rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Ajo gjatë vikendit ka regjistruar 21 mijë raste të reja me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit, 128 persona kanë vdekur.

Të ngjashme