Britanikët do t’i trajnojnë ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve të dërguara 

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar do të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas javën e ardhshme se si të përdorin dhe rregullojnë tanket që dërgohen në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Alex Chalk, tha se ka kënaqësinë të bëjë të ditur se stërvitjet do të fillojnë nga e hëna, shkruan Skynews.

“Qëllimi është që tanket të mbërrijnë në fund të marsit, dhe nga tani e këtej një program vërtet i rëndësishëm trajnimi, jo vetëm për ekuipazhet e tankeve që do ta operojnë atë, por edhe për ata që do të ngarkohen për mirëmbajtjen e tij”, tha Chalk

Chalk, mes tjerash, u tha deputetëve se pajisja e Ukrainës me këto tanke është shumë e rëndësishme.

“Pajisja e Ukrainës për të shtyrë Rusinë nga territori i saj është po aq e rëndësishme sa pajisja e tyre për të mbrojtur atë që ata tashmë kanë. Së bashku ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të kaluar nga rezistenca ndaj forcave ruse në dëbimin e tyre nga toka ukrainase”.

“Vendosmëria jonë e bashkuar mund dhe do të jetë vendimtare. Në vitin 2023 ne jemi më të vendosur se kurrë. Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha ai.

Të ngjashme