Burri nga Fushë-Kosova njofton policinë se nuk e di vendndodhjen e gruas së tij

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton për një grua të zhdukur nga Fushë Kosova.

Sipas bashkëshortit të saj, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR /Lagjja 29, Fushë Kosovë 20.10.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin.

Të ngjashme