Buxheti për vitin 2019 do të jetë 2.3 miliardë, kurse 3 milionë euro për FSK-në

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 09:46 | Nga Mehemet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2019, raporton Ekonomia Online. Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se për vitin 2019 buxheti do të jetë 2.3 miliardë euro. Kurse buxheti Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për vitin e ardhshëm do të jetë 3 milionë euro.

Hamza shtoi se 300 milionë euro pritet të ndahen për fushën e arsimit derisa 234 milionë për fushën e shëndetësisë.

“Jam i vetëdijshëm që secili nga ne do të donim të kishim më shumë, mundësitë janë të kufizuara. Ky draft buxhet propozon shpërndarje të drejt të prioriteteve të Qeverisë. Projeksionet makroekonomike, ajo se do propozojmë të shpenzojmë varet se si do mbledhim nga të hyrat. Sipas projeksioneve  presim qëmë2019 rritja ekonomia të jetë 4.7 për qind. Kjo rritje e projektuar mbështetet në rritjen e eksporti të vendit”.

“Mbi të hyrat nga të rriturat ekonomike kemi vendos të bëjmë të mbledhurat nga borxhet. të hyrat, projeksionet mbi. të hyrat janë të ndërtuara në këto parime: Politikat tatimore do të jenë mbështetëse të sektorit privat, ku do të ketë lehtësime të reja. Presim që më 2019 të mbledhim të hyra 1 miliardë e 490 milionë euro, kemi rritje në këtë aspekt”.

“Të hyrat jo tatimore presim të mbeten në nivel të njëjtë. Të hyrat buxhetore për financim arrijnë vlerën 2 miliardë e 370 milionë euro. Do të ketë rritje të financimit të projekteve kapitale, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë politike. Rritje do të ketë edhe për nivelin komunal. Shpenzimet buxhetore do të jenë 12.5 për qind më shumë se në vitin 2018”.

“Subvencionet dhe transferet do të rriten për 83 milionë euro. Nuk mund të jap Qeveria lajm më të mirë për pensionet se rritja prej 15 për qind për kontribut dhënësit”.

Hamza ka përmendur disa nga projektet që do të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Autostrada Prishtinë-Shkup, fillimi i autostradë Kijevë-Zahaq, vazhdimi i projektit Prishtinë-Mitrovicë, stadiumi kombëtar, ndërtimi i shkollave dhe laboratorëve të rinj. Është financuar për herë të parë Ligji për Prishtinën dhe Obiliqin”.

“Institucionet për sundimin e ligjit marrin mbështetje financiare për 6 për qind më shumë. Ndarjet buxhetore për sistemin arsimor janë për 10 për qind. Shpenzimet në arsim do të jenë rreth 300 milionë euro, dëshmon me punë seriozitetin tonë për këtë sektor. Buxheti për 2019 në sektorin e shëndetësisë përfshinë 234 milionë euro, ato shkojnë për barnat e esenciale. Deficiti për vitin 2019 pritet të jetë 2 për qind”.

Kryeminsitri Ramush Haradinaj duke iu referuar propozim-buxhetit për vitin 2019 ka thënë se “i konfirmojmë Kosovës një lajm të mirë”.

“…është konfirmim që po hymë në një vit financiar me projeksione të qarta. Shihet se i është dhënë përparësi  mbrojtja, është rendi, shëndetësia, pensionet. Mund t’ia konfirmojmë Kosovës jo vetëm një qëndrueshmëri buxhetore”.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kërkoi që të bëhen disa ndryshime te investime kapitale të kësaj ministrie.

“Kërkoj mirëkuptimin e ministrisë që të bëhet një ndryshim teknik te kapitalet e ministrisë së Infrastrukturës. Kërkoj të hapet një kod te njësitet implementuese”.

Hamza, siguroi Lekajn se do të shikojë këto nëse këto kërkesa mund të realizohen.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, pati fjalë të mira për planin financiar të Qeverisë për vitin 2019.

“Ky buxhet është dëshmia më e mirë për një disiplinë financiare, e cila hap rrugën zhvillimore. E rëndësishme është që projeksionet tona janë për një rritje, ofron mundësi të mirë për qytetarët”.

Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shodra ka kërkuar që të kenë një buxhet shtesë prej 85 mijë eurosh për mëditje.

“Kemi një kërkesë, ministra e Zhvillimit Rajonal si ministri e re në kategorinë për paga dhe mëditje kemi një mungesë të diferencë për 85 mijë euro”.

Haradinaj e ka ndërprerë Shkodrën duke i thënë se “Këto detaje të kërkesës nuk i kemi me rëndësi sot”.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, kërkoi 5 milionë euro shtesë.

“Për me iu shmang debateve të panevojshme në Parlament ishte dashur që tu japim sqarim deputetëve se si mendojmë me pas prioritet”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i ka premtuar kolegut të tij se buxheti për këtë ministri do të rritet në bazë të kërkesave.

“Pajtohem që kjo çështje të korrigjohet sot dhe buxheti aq sa ka nevojë dhe kërkesa për ministrinë e FSK-së ne do ta  përkrahim me buxhet, por kërkesa juaj do të reflektohet para se buxheti të shkojë në Kuvend”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica, ka kërkuar buxhet shtesë për dy projektligje që po punon kjo ministri.

“Dua të ndajë gëzimin që kemi akomoduar kërkesën e pensionistëve për pensioneve. Ky është lajmi më i mirë për këtë  kategori. Dua të ngris një shqetësim që nuk shihet që është akomoduar për projektligjet që janë në qeveri”.

“Projektligjin e punës dhe atë të lehonisë, të dy këto do të kenë kosto buxhetore. Jemi në përfundim të konceptit të reformës në sistemin pesnional, edhe kjo kërkon kosto buxhetore por nuk është akomoduar në buxhet”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 26. Oktober 2018

Të ngjashme