Certifikohet kontigjenti i ri vozitësve të automjeteve ushtarake

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Një kontigjent i ri i vozitësve të automjeteve ushtarake në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë certifikuar të hënën.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke njoftuar se kursantët kishin përfunduar me sukses pjesën teorike e praktike.

“Kursantët përfunduan me sukses pjesën teorike dhe praktike për aftësimin taktik bashkë me stërvitjet fizike dhe rregullat ushtarake gjatë ngasjes së automjeteve”, ka njoftuar Mehaj në ‘Facebook’.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme