Coronavirusi, si po përballen qytetarët me bllokimin në Itali

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Italia ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus  në Evropë. Shtatë persona kanë vdekur dhe gjithsej 260 persona të infektuar janë konfirmuar tashmë.

Gjatë fundjavës janë njoftuar një seri masash drastike për të përmbajtur shpërthimine virusit.

Një bllokadë është vendosur në disa qytete të vogla në rajonin verior të Lombardisë dhe Veneto.

Kjo ndodhi pasi autoritetet në Itali hapën një hetim për rritjen e çmimeve për maska për fytyrën dhe xhel për duar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Policia ka lëshuar gjithashtu paralajmërime se kriminelët që paraqiten si inspektorë shëndetësorë kanë përdorur letra false për të hyrë në shtëpitë e njerëzve dhe për të vjedhur sende të çmuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme