COVAX shpërndan dozat e para të vaksinës

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

COVAX ka filluar shpërndarjen e dozave të para të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gana është bërë shteti i parë në botë që ka pranuar vaksina të Covax kundër koronavirusit përmes iniciativës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Programi i OBSH-së ka për synim të sigurojë që vaksinat po ndahen në mënyrë të barabartë tek të gjitha kombet, raporton BBC.Covax po synon të shpërndajë deri në 2 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të këtij viti.Ndërkohë, 600 mijë doza të vaksinës të AstraZenneca dhe të Universitetit të Oksfordit kanë arritur tashmë në kryeqytetin e Ganas, Accra.Përmes një komunikate për media, OBSH-ja dhe UNICEF-i thanë se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë.“Arritja vaksinave kundër COVID-i në Gana është shumë e rëndësishme për ta përfunduar pandeminë”, thuhet në deklaratë.

Gana, shtet në Afrikën Perëndimore ka shënuar më shumë se 80 mijë e 700 raste me koronavirus dhe 580 vdekje deri më tani, që nga fillimi i pandemisë.

Të ngjashme