Ekonomia Online
FUNDIT

Dasma në Lipjan, Policia konfirmon nisjen e hetimeve

Dasma në Lipjan, Policia konfirmon nisjen e hetimeve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth një organizimi në fshatin Gadime të Lipjanit, ku dhjetëra persona ishin mbledhur në një dasmë duke mos respektuar masat kundër koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e […]

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth një organizimi në fshatin Gadime të Lipjanit, ku dhjetëra persona ishin mbledhur në një dasmë duke mos respektuar masat kundër koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar në koordinim me institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti.

Mbrëmë, në fshatin Gadime të Lipjanit, është organizuar një gazmend familjar, e për këtë mbledhi kanë lajmëruar pjesëmarrësit përmes një lidhje direkte në Facebook.

Të ngjashme