Deputetët britanikë sot votojnë për Brexit pa marrëveshje

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Deputetët britanikë do të vensosin përmes votës nëse do të bllokojnë Britaninë e Madhe nga largimi nga BE-ja pa një marrëveshje më 29 mars.

Kjo pasi dje përsëri e refuzuan marrëveshjen për tërhesje të Kryeministres, Theresa May.

Marrëveshja mori 149 vota kundër mbrëmjen e së martës në parlamentin britanik.

Qeveria do të publikojë udhëzime për bizneset për tarifat dhe propozimet për kufirin irlandez në rast të daljes pa marrëveshje të mërkurën në mëngjes.

BE-ja tha se planet për daljen pa marrëveshje “janë më të rëndësishme se kurrë më parë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme