Dërgonin drogë nga Holanda në Itali, arrestohen 5 shqiptarë

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë arrestuar në disa qytete të vendit dhe do të ekstradohen në Itali, ku janë të dënuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia shqiptare ka bërë të mundur ndalimin e të kërkuarve ndërkombëtarë përmes një operacioni të koduar “Metropolis” në bashkëpunim me Policinë italiane. Operacioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Berat dhe Shkodër, ndërsa në të mësohet të kenë marrë pjesë edh oficerë të Karabinierisë të Breshias.

Të arrestuarit janë dënuar në mars të vitit 2015 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pasi dërgonin në Itali sasi të mëdha nga Holanda.

Në total atë vit janë dënuar 39 persona, nga të cilët 33 janë vënë në pranga, pesë prej tyre në Shqipëri.

Të dhënat e të arrestuarve

• G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

• S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.

• E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

• A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

• L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme