Dhuna ndaj mjekëve, Rama: Do të ndërhyjmë sërish në Kodin Penal

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me mjekë dhe drejtues shërbimesh shëndetësore u shpreh se janë të domosdoshme ndryshimet ne Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor.

“Është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal”, duke thënë se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re”.

Nuk do të ketë më mundësi të thuhet jo i ra me mendje, jo i ra pa mendje. Dhe kështu, goditësi del i lirë në rrugë për të goditur përsëri. Do të përcaktojmë kufijtë e spitaleve. Është domosdoshmëri.

Nuk përbëjnë lajm mijëra trajtimet e urgjencës, por përbëjnë lajm rastet kur ekspozohen ndaj korrupsionit dhe kjo ka bërë që mjekët të kenë një re paragjykimi.

Dobësitë dhe të metat në qendrat shëndetësore janë më shumë të lidhura me sistemin e menaxhimit sesa me mjekët dhe infermierët”, theksoi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme