Ekonomia Online
FUNDIT

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut. Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër […]

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin.

Të ngjashme