Ekonomia Online
FUNDIT

Digjet Shtëpia e Kulturës në Dragash

Digjet Shtëpia e Kulturës në Dragash

Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në qendër të Dragashit është përfshirë nga flakë, sot rreth mesditës. Flakët kanë kapluar kulmin e ndërtesës, nën të cilin kulm ndodheshin shumë zyra të organizatave të ndryshme. Zjarrfikësit nga Dragashi kanë dhënë maksimumin nga vetja e tyre, por pajisjet që dispononin ata, nuk kanë dhënë rezultatin e pritur. Në […]

Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në qendër të Dragashit është përfshirë nga flakë, sot rreth mesditës.

Flakët kanë kapluar kulmin e ndërtesës, nën të cilin kulm ndodheshin shumë zyra të organizatave të ndryshme.

Zjarrfikësit nga Dragashi kanë dhënë maksimumin nga vetja e tyre, por pajisjet që dispononin ata, nuk kanë dhënë rezultatin e pritur.

Në ndihmë iu kanë ardhur edhe kolegët nga Prizreni, por zjarri e ka “gëlltitur” kulmin e kësaj godine në tërësi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha organet kompetente, si dhe vetë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura. Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Fotografitë dhe video: Radio Sharri

Të ngjashme