Dita Botërore e Obezitetit shënohet me fushatë kundër stigmatizimit të personave obezë

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 13:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, Organizata “Human Care” në bashkëpunim me “Friedrich Ebert-Stiftung” kanë organizuar aktivitet informues me qytetarët.

Hana Xhemajli nga “Friedrich Ebert-Stiftung” tha kjo kampanjë është që të informohen qytetarët ndaj obezitetit dhe të ndryshohet qasja ndaj njerëzve me obezitet, pasi që te këta njerëz qasja jo e mirë ndikon edhe në mosmjekimin e saj.

Ajo tha se sot po bëhet matja e sheqerit në gjak apo glukemia dhe po tregohet rrezikshmëria e saj dhe çka mund të bëhet për t’u preventuar obeziteti, raporton Ekonomia Online.

“Friedrich Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Human Care kemi vendosë në kuadër të platformës “Kosova që duam” kemi vendosë me shënu Ditën Ndërkombëtare kundër stigmatizimit të obezitetit e cila është ditë që shënohet dhe kemi vendosë me dalë në shesh me promovu pak a shumë që gjuha denigruese që përdoret ndaj njerëzve me obezitet nuk është në rregull”, tha Xhemajli.

Xhemajli tha se shpreson që kjo minikampanjë të vazhdojë edhe ditëve të tjera për të qenë sa më afër qytetarëve dhe të informohen në çfarëdo lloj ndihmesë ndaj tyre, raporton EO.

“Njerëzit që kanë nevojë me u shëru ndaj obezitetit, nganjëherë gjuha që përdoret si nga rrjetet sociale e mediave i ndalon ata të jenë sa më afër mjekimit dhe ne kemi vendosë që me iu qasë këtij problemi pak më ndryshe edhe pse Kosova ndoshta nuk ka probleme të mëdha shumë me obezitet, por është një eskalim, statistikat janë në rritje tek rinia”, tha ajo.

Doktoresha Hana Qavdarbasha nga Organizata “Human Care” tha se kategoria e njerëzve që po interesohen rreth kësaj fushate është e ndryshme dhe reagimet e tyre janë të mira pasi që interesohen se si të mbrohen ndaj obezitetit dhe të informohen më tej.

“Ne në Kosovë patjetër që kemi nevojë për sensibilizim sa më të shpeshtë, sa më të drejtë lidhur me gjendjen shëndetësore dhe meqenëse obeziteti ndikon në gjendjen shëndetësore në diabet e të gjitha edhe në anën tjetër duhet me u vetëdijesu që kontrolla e peshës ka të bëjë direkt me gjendjen shëndetësore. Nuk është vetëm pamja fizike, por ka të bëjë me diabetin, hipertensionin dhe sëmundje të tjera”, tha ajo.

Qytetarja Fatmire Veseli tha se rastësisht pa këtë kampanjë dhe u interesua të dijë më shumë, pasi që sipas saj nëse duam të kemi një jetë më të gjatë dhe shëndetshme duhet të jemi më të informuar se si të ruhemi ndaj obezitetit.

“Të gjithë njerëzit janë të interesuar për me e pasë një shëndet më të mirë. Për një jetë më të gjatë duhet me u marrë me aktivitete fizike. Unë zakonisht kur kam kohë unë eci në këmbë, jo me autobus”, tha Veseli.

“Unë rastësisht kalova këndej, e pashë dhe më interesoi dhe duhet me u marrë jo vetëm sot, por edhe në ditët e tjera. Popullata jonë duhet me u vetëdijesu nëse duan të kenë një jetë më të mirë e më të gjatë”, tha ajo.

Të ngjashme