Dita e 17-të e barrikadave

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një patrullë e KFOR-it është sulmuar nga bandat e organizuara serbe të dielën në veri të Kosovës.

Sulmi u konfirmuar edhe nga zyra për media e KFOR-it.

Ushtarët e KFOR-it në veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë pjesë e kontingjentit letonezë.

KFOR ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh në vendin ku po qëndronte një patrullë e tyre.

Por kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, vazhdon të mashtrojë. Ai në një prononcim për TV Pink në Serbi, deklaroi se informacionet nuk janë të vërteta.

“Dua të mohoj raportimin e mediave se ka pasur sulm ndaj njësive të KFOR-it”, deklaroi ai, duke anashkaluar deklarimin e KFOR-it për të shtënat në rrethinë të Zubin Potokut në Veri të Kosovës. Informacionet tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. Situata është e qetë”, pohoi ai.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Javë më parë serbët e armatosur kishin  sulmuar edhe një patrullë e EULEX-it.

Zyra e KFOR-it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.

Të ngjashme