Dita e parë e Ramazanit në kohën e coronavirusit: Pamje nga ajri që tregojnë Mekën plotësisht të zbrazët

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Janë disa pamje që tregojnë vendin më të shenjtë të Islamit, pamje që nuk i keni parë kurrë më parë.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Xhamia e Madhe në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, zakonisht do të mbushej me njerëz ditën e parë të Ramazanit.

Por me vendin në bllokim të rreptë për shkak të coronavirusit, kjo hapësirë tanimë është e zbrazët.

Gjithashtu, miliona myslimanë në mbarë botën shënuan fillimin e Muajit të Ramazanit të premten nën kufizime të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Shumë nga praktikat tradicionale të Ramazanit, përfshirë adhurimin në xhami duhej të ndaleshin për shkak të coronavirusit.

Të ngjashme