Donald Trump pret të arritura të mëdha nga Samiti G7

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha nga Samiti G7 që po mbahet në Francë.

Ai gjithashtu ka theksuar se ka një marrëdhënie të veçantë me homologun francez, Emmanuel Macron, shkruan Reuters.

“Në fakt ne kemi shumë të përbashkëta. Jemi miq për një kohë të gjatë. Ne shkojmë shumë mirë me njeri tjetrin dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Trump.

“Deri tani ka qenë mirë. Ne do të arrijmë rezultate këtë fundjavë në Samitin G7”.

Të ngjashme