Dorëhiqet kryeministri italian, Giuseppe Conte

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri italian Giuseppe Conte dorëzoi dorëheqjen e tij te kreu i shtetit të martën, duke hapur rrugën për konsultime zyrtare se si të kapërcehet kriza politike, tha zyra e presidentit.

Presidenti Sergio Mattarella do të fillojë konsultimet me udhëheqësit e partisë të mërkurën pasdite, tha zyra e tij në një deklaratë, duke shtuar se Contes iu kërkua të qëndronte në një cilësi të kryeministrit teknik ndërsa bisedimet vazhdonin.

Conte humbi shumicën e tij absolute në senat javën e kaluar kur një partner i vogël, partia Italia Viva e kryesuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, u largua pas mosmarrëveshjeve për trajtimin e krizës me koronavirus nga qeveria dhe recesionit ekonomik.

Të ngjashme