Dorëhiqet ministri zviceran i Ekonomisë

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 17:36 | Nga

Ministri zviceran i Ekonomisë Johann Schneider-Amman braktisi qeverinë për shkak të bisedimeve të pasigurta rreth marrëdhënieve midis Zvicrës dhe partnerit më të madh tregtar, BE.

Schneider-Amman, një politikan i cili mbështet lidhjet e forta me BE, ka konfirmuar vendimin e tij për të lënë qeverinë më 31 dhjetor në një letër në parlament, duke e quajtur Zvicrën “një parajsë të vogël”, raporton Reuters.

Edhe pse vendimi i tij nuk është shokues për publikun, pasi këtë e kishte paralajmëruar para disa muajve, largimi i një anëtari të besueshëm proevropian të qeverisë bëhet në kohën kur Zvicra është e përfshirë në biseda tensionuese me BE për rinovimin e lidhjeve bilaterale.

E majta dhe e djathta zvicerane kundërshtojnë një marrëveshje të re me Brukselin, kështu që nuk ka asnjë garanci se marrëveshja do të jetë e suksesshme. Disa në Zvicër janë të shqetësuar se dështimi i marrëveshjes do të thotë barriera të reja tregtare për eksportuesit.

Qeveria duhet të publikojë strategjinë e saj të premten.

Largimi i Schneider Amman nga qeveria hap çështjen se kush do ta trashëgojë atë nga Partia e tij Liberale Demokratike, dhe zgjedhja e mundshme është gjithashtu kreu i partisë, Peter Gesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme