Drejtori i policisë: Granatat e kapura mbrëmë janë prodhim serb i vitit 2021, u përdorën edhe në sulmin ndaj KFOR-it

Prishtinë | 24 Qer 2023 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka folur në lidhje me sekuestrimin e mbrëmshëm të një veture me targa serbe në Zveçan, në të cilën u gjet armatim, që dyshohet se do të përdorej për sulm terrorist.

Hoxha ka njoftuar se mbrëmë u gjet një sasi e konsiderueshme e armatimit, duke shtuar se disa nga granatat e kapura ishin prodhim i Serbisë i vitit 2021 dhe dyshohet se të llojit të njëjtë u përdorën edhe në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj, njofton Klankosova.tv

“Pjesa dërmuese e armatimeve janë prodhim i Serbisë, vlen të theksohet se 15 prej tyre nga viti 2021, ekziston dyshimi se lloji i njëjtë i granatave janë përdorur në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj, në Zveçan”, ka thënë Hoxha në një konferencë për media.

Të ngjashme