Drenas: Publikon foto me armë në aheng, babai e raporton në polici

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Drenas, për shkak se i njëjti ka publikuar foto në rrjete sociale me armë në dorë, teksa ishte në një aheng.

I njëjti është raportuar në polici nga babai i tij

“Drenas, 10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij.

Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme