Dua Lipa tregon se fondacioni i Elton John për të ndihmuar të prekurit nga SIDA grumbulloi tre milionë dollarë në ndejën para “Oscars”

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit ka qenë e pranishme në “Oscars 2021”.

Ylli nga Kosova ka mahnitur mbrëmë (e diel) në ndejën e përvitshme që i paraprinë ceremonisë “Oscars”. Si zakonisht, evenimenti ishte e organizuar nga Elton John dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga SIDA.

Krijuesja e hitit “Levitating” nëpërmjet një postimi të fundit të publikuar në rrjete sociale ka zbuluar se janë grumbulluar rreth tre milionë dollarë.

Ajo po ashtu ka falënderuar Elton John dhe David Furnish për bashkëpunimin, gjersa ka ndarë disa pamje të mahnitshme nga paraqitja e dytë e veshur me një fustan të zi të gjatë.

“Natën e kaluar fondacioni i Elton John ka grumbulluar tre milionë dollarë për të luftuar HIV/AIDS. Faleminderit të gjithëve për akordimin. Faleminderit Elton John dhe David Furnish që më kishit mua. Fotografitë nga Getty Images, David Benett”, ka shkruar 25 vjeçarja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme