Dy duele sot në Superligën e basketbollit

Orange basketball ball on wooden parquet. Close-up image of basketball ball over floor in the gym
Prishtinë | 24 Dhj 2023 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy duelet e radhës.

Sot në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.

Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.

Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

Të ngjashme