Ekonomia Online
FUNDIT

Dy shtetas të Kolumbisë arrestohen në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

Dy shtetas të Kolumbisë arrestohen në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

Dy shtetas të Kolumbisë janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra të mashtrimit.  Policia ka njoftuar se personat e dyshuar janë një 47-vjeçar dhe një 28-vjeçare, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  Në njoftimin e Policisë thuhet se gjithashtu janë sekuestruar edhe një sasi e parave […]

Dy shtetas të Kolumbisë janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra të mashtrimit. 

Policia ka njoftuar se personat e dyshuar janë një 47-vjeçar dhe një 28-vjeçare, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjithashtu janë sekuestruar edhe një sasi e parave që dyshohet se janë përfituar gjatë kryerjes së veprave të mashtrimit. 

“Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtorë të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvertuar)”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë tutje se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës dhe se numri i personave të mashtruar nga të dyshuarit mund të jetë më i madh sesa që është raportuar.

Të ngjashme