Dy persona u arrestuan në Baballoq të Deçanit. Policia më parë gjeti një mori armësh në shtëpinë e tyre. Sipas policisë, tri pushkë, një pistoletë, një thikë dhe 12 fishekë u gjetën gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve. Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit u liruan në procedurë të […]
Dy të arrestuar në Deçan, u gjet armatim në shtëpinë e tyre

Dy persona u arrestuan në Baballoq të Deçanit. Policia më parë gjeti një mori armësh në shtëpinë e tyre.
Sipas policisë, tri pushkë, një pistoletë, një thikë dhe 12 fishekë u gjetën gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve.
Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
















