Dy të arrestuar për shtatë vjedhje të rënda në Drenas

Prishtinë | 24 Pri 2025 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi se rratoi E.J. 18 vjeç dhe E.F. 17 vjeç, të dyshuar për së paku shtatë vjedhjeve kohët e fundit në komunën e Drenasit.

 “Ndaj personave të  dyshuar: – E.J, mashkull, 18 vjeç dhe – E.F, mashkull, 17 vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për përfshirjen e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen.

Të ngjashme