Ekonomia Online
FUNDIT

Dy të lënduar në një aksident në Prishtinë

Dy të lënduar në një aksident në Prishtinë

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30. Kështu për Klan Kosova ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Borovci tha se të lënduar janë dërguar për […]

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

Kështu për Klan Kosova ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme