Dy të vdekur në aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy aksidente me fatalitet, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, një këmbësore nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që ka marrë pasi është goditur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Suharekë-Duhël kur nga aksidenti mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit.

“Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme