Dy zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestës për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Dy zyrtarë policor janë lënduar në protestën e mbajtur dje në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë protestës kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor dhe janë dëmtuar disa uniforma të zyrtarëve policor, pasi protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të zyrtarëve policor.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme