Dyshohet për rrëmbimin e një femre, arrestohet një person në Ferizaj

Prishtinë | 25 Maj 2024 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka arrestuar në 23-vjeçar, i cili dyshohet se e ka rrëmbyer një femër 19 vjeçare në Fushë Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas organeve të rendit, i dyshuari GJ.H dyshohet se e ka rrëmbyer 19 vjeçare në Fushë Kosovë dhe e kishte dërguar në Ferizaj.

“Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19 vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer me forcë në Fushë Kosovë nga i dyshuari GJ.H (M/K),  i moshës 23 vjeçar dhe se ajo ishte në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të Ferizajt, që i dyshuari e kishte sjellur me një veturë dhe ishin ndaluar aty. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimin femër të dalë jashtë. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellur edhe viktima femër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Të ngjashme