Dyshohet se burri vrau gruan në Pejë

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një grua është vrarë të martën në Pejë, e vrasja dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online duke bërë të ditur se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë Nikçi.

Të ngjashme