Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshohet se kontrabandojë dy lopë dhe dy viça, arrestohet

Dyshohet se kontrabandojë dy lopë dhe dy viça, arrestohet

Dyshohet se dy lopë dhe dy viça ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. I dyshuari është arrestuar në fshatin Buzovik të Komunës së Vitisë. Policia njofton se me këtë rast po merren edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  […]

Dyshohet se dy lopë dhe dy viça ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari është arrestuar në fshatin Buzovik të Komunës së Vitisë.

Policia njofton se me këtë rast po merren edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili kur është ndaluar nga policia në automjet kishte pas të ngarkuara dy lopë me dy viça të cilat  dyshohet se ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së veriut. Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme