Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshohet se një shtetase të huaj i janë vjedhur dokumentet personale, kartela bankare dhe një iphone 13

Dyshohet se një shtetase të huaj i janë vjedhur dokumentet personale, kartela bankare dhe një iphone 13

Të premten në mbrëmje, një shtetase e huaj, ka raportuar se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një iphone 13. Policia thotë se viktima dyshohet se ka qenë e dehur dhe mungesën e gjërave e ka vërejtur pasi është kthyer me taxi në banesën e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, dërisa po […]

Policia thotë se viktima dyshohet se ka qenë e dehur dhe mungesën e gjërave e ka vërejtur pasi është kthyer me taxi në banesën e saj.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, dërisa po vazhdojnë hetimet.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”.

Raporti i plotë:

VJEDHJE

Prishtinë 23.09.2022-19:00.  Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar  prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme