E goditi me shqelma mjekun e ia theu pajisjet në ordinancë, arrestohet pejani

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Peja është arrestuar sepse ka goditur me shqelma një mjek, gjersa ky i fundit po punonte në ordinancën e tij. I dyshuari gjithashtu i ka thyer dhe demoluar edhe pajisjet e orenditë në ordinancën e viktimës.

“Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek), gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhej e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme