E mitura thotë se u rrah nga babai dhe vëllai sepse e kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Babë e bir janë arrestuar në Vushtrri pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur.

Vajza ka thënë në polici se i ati dhe vëllai kanë ushtruar dhunë pasi ajo është në lidhje dashurie për të cilën ata janë kundër.

Vajza është dërguar në strehimore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Sipas viktimës deri te ushtrimi i dhunës ka ardhur pasi që viktima është në lidhje dashurie me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër. Është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është vendosur në strehimore. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme