Ekonomia Online
FUNDIT

“E paske marrë këtë tokë për bela”, edhe një incident për shkak të pronës, kërcënohet vushtrriasi

“E paske marrë këtë tokë për bela”, edhe një incident për shkak të pronës, kërcënohet vushtrriasi

Konflikti për një pronë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe kërcënime mes disa personave. Rasti ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, kur një person u kërcënua nga një tjetër për shkak të tokës së tij, të cilën ia kishte falur kushëriri, por siç duket po i del problem. Derisa viktima […]

Konflikti për një pronë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe kërcënime mes disa personave.

Rasti ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, kur një person u kërcënua nga një tjetër për shkak të tokës së tij, të cilën ia kishte falur kushëriri, por siç duket po i del problem. Derisa viktima ishte në pronën e tij, aty kishte shkuar i dyshuari H.F., i cili iu ka drejtuar me fjalët “e paske marrë këtë tokë për bela”.

I shqetësuar dhe i frikësuar përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë të dyshuarin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Me t’u raportuar rasti, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

Të ngjashme