Vritet me thikë një 19-vjeçar në Prizren

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prizren | 26 Jan 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:52, ka njoftuar Policia në Prizren.

Komunikata e plotë e policisë:

Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K mashkull i moshës 19 vjeqare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

Të ngjashme