E shtunë “e zezë” – Vetura godet për vdekje dy këmbësorë në Pejë, aksidente fatale edhe në Podujevë e Graçanicë

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tjetër me viktima ka ndodhur sonte në Pejë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se një veturë ka goditur tre persona, ku dy prej tyre kanë vdekur.

Personi i tretë i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, thuhet në konfirmimin e policisë në Pejë.

Kujtojmë që nata e sotme ishte e kobshme për vendin tonë, pasi vetëm pak më Policia ka konfirmuar edhe për dy aksidente tjera tragjike, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë lënduar dy të tjerë, njëri prej aksidenteve me dy të vdekur ka ndodhur në Podujevë, ndërsa një person ka vdekur pas një aksidenti në Graçanicë.

(Foto nga arkivi)

Të ngjashme